Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U gjet i pajetë në Tale të Lezhës, 65-vjeçari dyshohet se u godit për vdekje një dem
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 65-vjeçarit Gjergj Tusha, i cili u gjet pa jetë në Tale të Lezhës. Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka qenë aksidentale. Sipas burimeve nga grupi hetimor, vdekjen dyshohet t’i jetë shkaktuar nga goditja e një demi, i cili dyshohet se e ka përplasur në pemë. Ai ka marrë plagë në kofshë dhe në pupla. Njoftimi i policisë: Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e plagëve në trupin e shtetasit Gj. T., i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme, në afërsi të lumit Mat. Nga ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e 65-vjeçarit nuk janë konstatuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo mjete prerëse. Në vijim...