‘Krime kundër njerëzimit’, Berisha kërcënon Manastirliun me dosje në gjykatë ndërkombëtare

‘Krime kundër njerëzimit’, Berisha kërcënon Manastirliun me dosje në gjykatë ndërkombëtare

Gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha lëshoi akuza të forta ndaj Partisë Socialiste dhe eksponentëve të saj, duke deklaruar se disa nga veprimet e qeverisë përbëjnë “akte që ngjiten në krime kundër njerëzimit”. “Koha është jashtëzakonisht e ngushtë, por përballë nesh qëndron një nga eksponentët më kryesorë të krimit. Me qëndrimet e saj, kjo organizatë kriminale ka lënë të sëmurët në mëshirën e ilaçeve të skaduara, duke ua ndërruar etiketat, dhe ka mbajtur për muaj të tërë aparatura të prishura, të cilat mund të rregulloheshin brenda një jave,” tha Berisha. Berisha paralajmëroi se PD do të shqyrtojë mundësinë e përgatitjes së një dosjeje për gjykatën ndërkombëtare, lidhur me këto akuza.“Duhet të këshillohemi me juristë me eksperiencë, por për mendimin tim kjo...