A do të ketë një emër për Tiranën? Berisha nga Kryesia e PD-së, zbulon kur do e vendosin

A do të ketë një emër për Tiranën? Berisha nga Kryesia e PD-së, zbulon kur do e vendosin

Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme. Kreu i kësaj partie, Sali Berisha deklaroi se sot do të vendoset për modelin që opozita do të ndjekë për garën elektorale. “Mblidhemi sot për të vendosur modelin që do të përzgjedhim si kryesi e PD-së, për garën elektorale për Bashkinë e Tiranës. Që në fillim dua të theksoj se dhunimet flagrante të kushtetutës, nga individë të lidhur me krimet, me vjedhjet dhe përvetësimet e mëdha të pronave publike, si Edi Rama dhe kukulla e tij në Presidencë, selia e dhunimit të Kushtetutës, me aktet e tyre, me të drejtë, e mbajnë të debatueshëm, e bëjnë terrenin antikushtetues. Në këtë kontekst, të debatueshëm, pjesëmarrjen tonë në garën elektorale....