Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO/ Prezantohej si punonjës i forcave speciale të Policisë, arrestohet 43-vjeçari i armatosur në Tiranë
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës. Njëri prej tyre 43-vjeç ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 vjet burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve. 43-vjeçari është arrestuar edhe para dy vitesh pasi lëvizte me armë me vete dhe prezantohej me dokument të falsifikuar, si punonjës i forcave speciale të Policisë. “Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore, të kryera menjëherë pas marrjes së indicieve në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 finalizuan operacionin “Skajet”, gjatë të cilit: -u kap shtetasi K. Gj, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”...