“Vendosim sot modelin për garën elektorale!”/ Berisha: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë, antikushtetues por opozita nuk i bojkoton

“Vendosim sot modelin për garën elektorale!”/ Berisha: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë, antikushtetues por opozita nuk i bojkoton

Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë për të diskutuar për kandidatin që do të përzgjedhë në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë së Tiranës më 9 nëntor.  Në nisje të mbledhje, kryedemokrati Sali Berisha, tha se dekreti i Presidentit që shpalli zgjedhjet në Tiranë është antikushtetutes.  Megjithatë, Berisha theksoi se opozita nuk do ta bojkotojë garën për Tiranën.  “Mblidhemi sot në një moment për të diskutuar dhe vendosur modelin që do përzgjedhim si kryesi e PD për garën elektorale për Tiranën. Që në fillim dua të theksoj se dhunimet flagrante të Kushtetutës nga individë nga njerëz të inkriminuar të lidhur në vjedhje dhe përvetësime të mëdha të pronave publike si Edi Rama dhe kukulla e tij në Presidencë, seria e dhunimit të Kushtetutës me aktet e tyre me të drejtë e bëjnë të debatueshëm, e bëjnë...