Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident në Tiranë, makina përplaset me autobusin e Porcelanit
Një aksident është regjistruar këtë mëngjes në zonën e Oxhakut, Tiranë, ku një makinë është përplasur me autobusin e “Porcelanit”, duke shkaktuar dëme materiale. Nuk dihet për persona të lënduar, ndërsa trafiku në zonë u ndërpre për disa minuta derisa autoritetet rrugore punuan për pastrimin e vendngjarjes dhe rivendosjen e qarkullimit normal.