Yamal “refuzon” kombëtaren, në Spanjë janë të sigurt: Barcelona po e kursen për “El Clasico”

Yamal “refuzon” kombëtaren, në Spanjë janë të sigurt: Barcelona po e kursen për “El Clasico”

4 Tetor 2025 12:22 Alfred Lleshi Në Spanjë rikthehen polemikat mes Barcelonës dhe Federatës së Futbollit për thirrjen e Lamine Yamal në kombëtaren iberike. Trajneri De La Fuente e kishte përfshirë yllin e lindur më 2007 në listën e lojtarëve për dy kualifikueset e tetorit, por më pas u detyrua ta lërë pushim për shkak të lëndimit të ri, pësuar në Champions League kundër PSG-së. Ky lajm ka surprizuar Federatën, duke qenë se ka pasur komunikim të vazhdueshëm mes stafit mjekësor të Barcelonës dhe trajnerit të kombëtares spanjolle. Yamal ishte detyruar ta linte grumbullimin e muajit të kaluar me kombëtaren për shkak të një problemi në shpinë, por ekzaminimet e mëtejshme të klubit zbuluan edhe një shqetësim në ijë. Barcelona akuzoi stafin mjekësor spanjoll se...