PD Vlorë nis konsultimet për kandidatin e Kryetarit të Bashkisë: Garanci për qytetarët dhe integritet

PD Vlorë nis konsultimet për kandidatin e Kryetarit të Bashkisë: Garanci për qytetarët dhe integritet

Rezenbrik Serjani, Sekretar Funksional për Marrëdhëniet me Publikun në PD Vlorë, njoftoi se Kryesia e degës po zhvillon një proces të gjerë konsultimi për përzgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë Partinë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar Bashkie në Vlorë, më 9 Nëntor 2025. Serjani theksoi se procesi përfshin të gjitha forumet e PD Vlorë, përfshirë Kryesinë e Forumit Rinor, Lidhjen Demokratike të Gruas dhe strukturat rajonale. Ai siguroi qytetarët se kandidati i propozuar do të jetë një qytetar vlonjat me integritet të lartë, profesionalizëm dhe përkushtim për t’u shërbyer qytetarëve me ndershmëri, dhe se nuk do të jetë një “marionetë e oligarkëve” që firmos projektet e korrupsionit të qeverisë aktuale. Procesi i konsultimeve pritet të përfundojë brenda datës 9 Tetor, duke i...