Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ndërron jetë aktori i njohur italian, ikona e serialit “La Piovra”
Aktori i njohur italian Remo Girone ka ndërruar jetë më 3 tetor 2025, në moshën 76-vjeçare, në shtëpinë e tij në Monako. Lajmi i ndarjes nga jeta ka tronditur botën e artit dhe miliona fansa në mbarë botën, përfshirë publikun shqiptar, që e identifikon prej dekadash me rolin e paharrueshëm të Tano Cariddi në serialin legjendar La Piovra. I lindur më 1 dhjetor 1948 në Asmara, Eritre, dhe rritur në një familje italiane, Girone e nisi karrierën artistike që në moshë të re. Në moshën 13-vjeçare, ai u transferua në Romë dhe ndoqi studimet në Akademinë Kombëtare të Arteve Dramatike “Silvio D’Amico”, ku u diplomua si aktor profesionist. Karriera e tij spikati jo vetëm në Itali, por edhe në skenën ndërkombëtare, në teatër, kinema dhe...