Guardiola del hapur, mbështet Palestinën: Po e përjetojmë gjenocidin nga afër…

Guardiola del hapur, mbështet Palestinën: Po e përjetojmë gjenocidin nga afër…

4 Tetor 2025 11:38 Alfred Lleshi Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, iu bashkua thirrjes për solidaritet me popullin palestinez. Në një video, ai dërgoi një mesazh mbi situatën në Gaza: “Po përjetojmë nga afër një gjenocid, ku mijëra fëmijë po vdesin dhe të tjerë mund të vdesin. Rripi i Gazës është shkatërruar dhe mijëra njerëz ecin pa destinacion, pa ushqim, ujë të pijshëm apo ilaçe. Edhe një here e përsëris: shoqëria është organizuar për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të bërë presion mbi qeveritë që të veprojnë menjëherë. Më 4 tetor, në orën 12:00, te ‘Jardinets de Gràcia’ (në Barcelonë) do të mbushim rrugët dhe do të kërkojmë fundin e këtij gjenocidi”.