Allegri: Asnjë hakmarrje ndaj Juves, rëndësi ka rikthimi i Milanit në Champions

Allegri: Asnjë hakmarrje ndaj Juves, rëndësi ka rikthimi i Milanit në Champions

4 Tetor 2025 11:53 Alfred Lleshi Trajneri Massimiliano Allegri prezantoi në konferencën për shtyp ndeshjen e madhe të Serie A kundër ish-skuadrës së tij, Juventus-Milan: “Është një ndeshje e bukur. Për ne është e rëndësishme të bëjmë një hap përpara kundër një skuadre që do të luftojë për titull deri në fund. Duhet të jemi të zgjuar”. A do të jetë një ndeshje speciale për ju?Ka qenë një javë normale për mua. Nesër rëndësi ka ndeshja, ndjesitë janë natyrisht, pas 8 vitesh te Juve. Shpresoj të qëndroj edhe 8 vite te Milani. Nesër do të jetë ndeshje e rëndësishme kundër një skuadre që nuk ka humbur kurrë. Do të jetë një ndeshje e bukur për t’u luajtur. A rrezikoni të gaboni stolat nesër?Jo, sepse i...