Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama: Për banesat dhe bizneset, sigurimi për dëmet nga fatkeqësitë natyrore do të bëhet me ligj
Zjarret që lamë pas shkaktuan dëme të mëdha në banesa dhe në bujqësi e blegtori. Për këtë arsye, do të sanksionohet me ligj sigurimi i banesave por dhe bizneseve për mbrojtjen nga fatkeqësisht natyrore. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në aktivitetin për transformimin e mbrojtjes civile. “Të gjithë duhet të marrin masa të përfshihen në skemën e re sigurimit nga fatkeqësitë natyrore, gjë që do ta sanksionojmë edhe në ligj. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk e ka një ligj të tillë. Këtu nuk është fjala vetëm për shtëpitë, por është fjala edhe për sipërmarrjet, njësitë e biznesit që duhet të sigurohen”, u shpreh kryeministri.