Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PD vijon konsultimet për kandidatin e Vlorës, cilët janë 5 emrat e propozuar
Dega e Partisë Demokratike në Vlorë po vijon konsultimet për përzgjedhjen e kandidatit të kësaj force politike në zgjedhjet e pjesshme lokale për këtë bashki. A2 CNN raporton se nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës me fokus procesin e përzgjedhjes së kandidatit për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme. Konsultimet po vijojnë edhe sot, jo vetëm me të gjitha forumet e degës, por edhe me mbledhjet nëpër rajone të ndryshme të qytetit e qarkut. A2 CNN mëson se emrat e propozuar si kandidatë potencialë për bashkinë e Vlorës janë: Eralba Kreshpa, Alta Azizi Haluci, Atird Hoxha, Genti Hamzaraj, Rezembrik Serjani. Procesi i diskutimeve dhe konsultimeve me forumet e PD-së dhe me rajonet pritet të vazhdojë në ditët e ardhshme, me synim finalizimin e kandidaturës që do të përfaqësojë demokratët...