Ja lidhjet e Olsi Ramës me Arjan Ndojën dhe grupin e Rumit të Shijakut, deputeti i PS u fut në listë të sigurt nga…

Ja lidhjet e Olsi Ramës me Arjan Ndojën dhe grupin e Rumit të Shijakut, deputeti i PS u fut në listë të sigurt nga…

Rrjetet e krimit të organizuar, politika dhe drejtësia e kapur janë tri hallkat që shpjegojnë se si Shqipëria për vite me radhë është zhytur në një sistem ku shteti shërben si mburojë e grupeve kriminale. Një prej rasteve më flagrante është ai i lidhjeve të dyshuara mes Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, me ish-prokurorin Arjan Ndoja dhe grupin e njohur të Rumit të Shijakut. Këto lidhje shpjegojnë jo vetëm ngjitjen politike të deputetëve të PS, që dyshohet se janë futur në lista falë ndërhyrjes së krimit, por edhe mënyrën se si shteti është vendosur në shërbim të tyre për të grabitur prona me një sipërfaqe prej 254 mijë metrash katrorë. Darka që zhveshi maskat Në video që gazeta “SOT” e publikoi me detaje,...