Edi Rama njofton rritje page për zjarrfikësit: Kemi borxh ndaj tyre!

Edi Rama njofton rritje page për zjarrfikësit: Kemi borxh ndaj tyre!

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin për kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformitit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit, ka paralajmëruar rritje rrogash për zjarrfikësit. Rama nënvizoi se zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e pagave të FA. Kryeministri theksoi se rritja e pagës për zjarrfikësit është e domosdoshme dhe e rëndësishme. Kreu i qeverisë u shpreh se ata përballen me sfida kolosale dhe se pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide. “Do kalojë në tjetër nivel trajtimi e mbështetje! Zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA. Do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, e domosdoshme dhe e rëndësishme. S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca...