Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, gjuhëtarët mblidhen në një tryezë shkencore

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, gjuhëtarët mblidhen në një tryezë shkencore

Gjuha shqipe dhe drejtshkrimi mblodhi gjuhëtarët në një tryezë shkencore në Akademinë e Shkencave. Departamenti i Gramatikës dhe i Historisë së Gjuhës, organizoi tryezën shkencore mbi parimin themelor të drejtshkrimit, ku morën pjesë përfaqësues të Akademisë së Shkencave, kërkues shkencorë të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, profesorë me një kontribut në studimet për gjuhën shqipe, si dhe studiues e pedagogë të institucioneve të arsimit të lartë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të pranishëm në sallë ose përmes platformës zoom. ASH shprehet se pas fjalës së hapjes nga drejtuesja e departamentit, në emër të kryesisë së Akademisë së Shkencave, përshëndeti akad. Gëzim Hoxha, i cili vlerësoi rëndësinë e mbajtjes gjallë të diskutimeve të vazhdueshme shkencore për çështje themelore të gjuhës shqipe. “Ligjëratën kryesore...