Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjirokastër/ Përplasi për vdekje 71-vjeçaren, AMP arreston efektivin e policisë! Me detyrë shef i Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë (EMRI)
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e policisë që përplasi për vdekje një ditë më parë një 71-vjeçare. Arben Meta ishte me detyrë shef Shef i Kufirit të Gjelbërt Kakavijë në DVKM Gjirokastër dhe ndaj tij rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë pranë fshatit Grapsh, ku 71-vjeçarja, pasagjere e linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë, u përplas sapo zbriti nga autobusi. Polici po shkonte në punë me automjetin e tij privat kur përplasi të moshuarën. AMP thotë se arrestimi u krye dje, ndërsa nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar negativ. Njoftimi i AMP: Efektivi i policisë, që aksidentoi për vdekje 71-vjeçaren në Gjirokastër, është arrestuar nga AMP. Polici A. M është me detyrë Shef i Kufirit të Gjelbërt Kakavijë në...