Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            VIDEO/ Vodhi në lokal çantën plot me euro të një klienti dhe e fshehu në një rrugicë, arrestohet “skifteri” në Tiranë
                            Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.  Gjithashtu, gjetën të fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, çantën me shumën e eurove, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.  Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.