IKMT rikthen fadromat në Theth, 35 objekte priten të shemben

IKMT rikthen fadromat në Theth, 35 objekte priten të shemben

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rikthyer mëngjesin e kësaj të shtunë fadromat për të vijuar aksionin për prishjen e objekteve pa leje në Theth. Sipas raportimeve, pritet të jenë rreth 35 objekte që do të shemben në këtë fazë. Në korrik të 2025 Kryeministri Rama nëpëmjet IKMT-së sinjalizoi prishjen e hapësirave të zaptuara sipas tij në zonat e Shqipërisë dhe veçanërisht në Theth. Thethi prej javësh ishte në qendër të vëmendjes së aksionit ku u prishën me dhjetra objekte dhe nga ana tjetër u rregjistruan dhe disa incidente mes banorëve, IKMT dhe Policisë së Shtetit.