Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Goditet grupi që trafikonte vajza për prostitucion nga Azia dhe Amerika Latine në Shqipëri, organizatori kapet në…
                            Kolumbiani 25-vjeçar L. Betancur rekrutonte vajza në Amerikën Latine dhe organizonte udhëtimin e tyre në Shqipëri. I riu i arrestuar në Kolumbi si kreu i një rrjeti të fuqishëm të prostitucionit, nuk i tregonte vajzave arsyen e vërtetë se përse po vinin në Shqipëri. Vetëm kur mbërrinin në vendin tonë, vajzat detyroheshin të prostituonin, e në rast se kundërshtonin, në Kolumbi, Betancur kërcënonte familjarët e tyre. Në disa raste, 25-vjeçari u merrte peng motrat ose nënat në Kolumbi, e kështu nën këtë kërcënim për jetën e familjarëve të tyre, vajzat në Shqipëri vijonin të ushtronin prostitucionin jashtë dëshirës së tyre. 25-vjeçari ishte menaxheri kryesor i disa faqeve online të prostitucionit, “Happy Escort” dhe “Euro Girls”, aty ku reklamohen për shërbime seksuale me dhjetëra vajza të...