Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Silvinjo zbardh listën e Kombëtares, optimist për fitore ndaj Serbisë në duelin e 11 tetorit
Adriatik BALLA Tekniku brazilian Silvinjo, doli dje para gazetarëve për të shpalosur jo vetëm listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës që përfaqësuesja jonë do të luajë këto ditë, një ndeshje zyrtare me Serbinë dhe një miqësore me Jordaninë, por edhe për të dhënë objektivat e tij e të grupit për këto sfida. Ai shpjegoi për gazetarët zgjedhjet e tij në këtë grumbullim, ndërsa theksoi se përballja e 11 tetorit ndaj Serbisë është sfida më e vështirë dhe më e rëndësishme e grupit dhe skuadra duhet të jetë e përqendruar 100%. Drejt Leskovcit, skuadra do të udhëtojë vetëm për të marrë një rezultat pozitiv. Ndër të tjera, ai shpjegoi edhe pse nuk ka ftuar lojtarë si Seferi, Gripshi, Mehmeti, Muçi dhe Berisha....