6 herë operim vetëm 3 muajshe, historia e trishtë në “Për shqiptarët”, familjarët bëjnë apel për ndihmë

6 herë operim vetëm 3 muajshe, historia e trishtë në “Për shqiptarët”, familjarët bëjnë apel për ndihmë

Historia e radhës në emisionin “Për Shqiptarët” është e një vajze të vogël, vetëm 3 muajshe, por që i është dashur të kryejë 6 ndërhyrje kirugjikale. Kurdo që mundet, Alketa ndodhet në reanimacion, pranë inkubatorit të të bijës Mihanës. Aty përkëdhel vajzën dhe qan me dënesë. “Ma dikton zemra sa herë goca qan brenda në spital, mua më dhemb zemra… them me vete, e ka goca një problem, e ka një dhimbje… e shoh time bije duke u përpëlitur në inkubator. Më këputen duart e këmbët. Lotët më shkojnë 7 palë… atë vend e kam larë me lot, duke qarë për Mihanën.”-thotë Alketa në emisionin “Për Shqiptarët”. Mihana vogël ka nevojë për kurim jashtë shtetit. Me zërin që i dridhet, Alketa thotë se në Shqipëri...