Tri shenja të fshehura të kancerit që shfaqen gjatë ngrënies, sinjalet që jep trupi

Tri shenja të fshehura të kancerit që shfaqen gjatë ngrënies, sinjalet që jep trupi

Një sjellje e zakonshme në tavolinë mund të jetë një sinjal paralajmërues i heshtur për probleme serioze shëndetësore, mes tyre edhe për zhvillimin e kancerit. Mjekësia njeh mbi 200 lloje të ndryshme kanceri, disa me simptoma të dukshme, të tjera më të fshehta. Pikërisht për këtë arsye, vëzhgimi i mënyrës si hani dhe reagimet e trupit gjatë vakteve mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjes — shpesh vendimtar për trajtimin me sukses. Ekspertët e Macmillan Cancer Support, organizata kryesore britanike që ndihmon pacientët me kancer, theksojnë disa shenja të rëndësishme që shfaqen gjatë ngrënies dhe që nuk duhen anashkaluar: Humbja e oreksit ose ngopja shumë e shpejtë Nëse nuk keni dëshirë të hani si zakonisht, ose ndiheni të ngopur pas pak kafshatash, kjo...