Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Monedha 1 dollarëshe me imazhin e Trump?! SHBA përgatitet për 250-vjetorin e pavarësisë
Qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e prerjes së një monedhe përkujtimore 1 dollarëshe me imazhin e presidentit Donald Trump, për të shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, që do të kremtohet më 4 korrik 2026. Sipas drafteve të publikuara në platformën X dhe të ribotuara nga Departamenti Amerikan i Thesarit, monedha e propozuar do të paraqesë profilin e Trumpit së bashku me fjalën “LIRI” të gdhendur me shkronja të mëdha. Në anën tjetër të monedhës, ai do të jetë i paraqitur me grushtin e ngritur përpara një flamuri amerikan, bashkë me frazën “LUFTO, LUFTO, LUFTO”, një thënie e përdorur nga Trump gjatë një fjalimi, në përgjigje të tentativës për atentat ndaj tij në korrik 2024, gjatë fushatës presidenciale. Departamenti i Thesarit nuk ka komentuar ende zyrtarisht mbi këtë çështje, edhe pse...