‘40 minuta terror në Tepelenë’, Lala jep detaje nga vrasja e biznesmenit: Ja dëshmia që mund të zbardhë ngjarjen…

‘40 minuta terror në Tepelenë’, Lala jep detaje nga vrasja e biznesmenit: Ja dëshmia që mund të zbardhë ngjarjen…

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 26 shtator në fshatin Salari të Tepelenës, ku biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, humbi jetën gjatë një përplasjeje me armë gjahu. E ftuar në një emision televiziv, Lala ka sqaruar se mbrëmjen e 26 shtatorit, biznesmeni Sarchi dhe Eqerem Braçi po darkonin në Salari të Tepelenës bashkë me djalin e tij Gazment, kur rreth orës 11.30 djali i Eqeremit, Gazmenti ka dalë për gjueti. “44-vjeçari italian të premten e 26 shtatorit, kishte qenë në shtëpinë e pushimit të Eqerem Braçit e dy djemve të tij, Gazmend e Daniel, në fshatin Salari. Vonë në mbrëmje dolën për gjueti me 2 automjete. Rrugës, pranë mesnatës, u përballën me një tjetër automjet, i cili kishte ndezur dritat e gjata.    ...