“S’ka bojkot për Tiranën”/ Salianji: Kandidati do të zyrtarizohet brenda 2 ditëve

“S’ka bojkot për Tiranën”/ Salianji: Kandidati do të zyrtarizohet brenda 2 ditëve

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Korça, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji foli për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, sa i takon garës elektorale për Tiranën.  “PD do të jetë shumë shpejt e gatshme për të konkurruar dhe për të zgjedhur alternativën më të mirë për qytetarët”, u shpreh ai, duke njoftuar se kandidati mund të zyrtarizohet brenda 2 ditëve.  “Nuk ka asnjë arsye për vonesë, përveçse diskutimeve me partitë e tjera për të pasur një kandidat të përbashkët”, argumentoi ai.  I pyetur për emra konkretë, ai tha se ka disa etapa që duhen kaluar, megjithatë të shumtë janë ata që shprehen të gatshëm.  Po a mund të jetë analisti Ermal Hasimja kandidati i opozitës së unifikuar?  “Të gjithë emrat, për të mos veçuar dikë ose tre emrat që janë diskutuar publikisht, janë emra me...