Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U gjet i varur në një tabelë në Bruksel, media belge: Halilaj dyshohet se u ekzekutua për humbjen e një dërgese kokainë
Trupi i një 28-vjeçari shqiptar, i njohur për dënimet e mëparshme për trafik droge në Mbretërinë e Bashkuar, u gjet i varur pranë unazës rrugore të Brukselit, pranë Anderlechtit. Kështu shkruan media belge RTL info., e cila sugjeron se Bekim Halilaj, mund të jetë ekzekutuar për humbjen e një dërgese të madhe kokaine. Megjithatë, autoritetet nuk kanë përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes dhe po vazhdojnë hetimet. Trupi i tij u zbulua të dielën e kaluar i varur në pjesën e prapme të një shenje rrugore në një nga rrugët kryesore të unazës së Brukselit. Pas zbulimit, Zyra e Prokurorit të Brukselit hapi një hetim dhe kreu një autopsi, por nuk dha detaje shtesë mbi rrethanat e vdekjes. Sipas gazetave belge Sudinfo dhe Het Nieuwsblad, Bekim Halilaj...