Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
HETIMI tek ‘CFO Pharma- ‘Luftë’ mes biznesve farmaceutike, Ilir Pasholli kallëzoi Nadir Çaushollin
Nadir Çausholli dhe Ilir Pasholli TIRANË-Një skemë mashtrimi me shitje fiktive të ilaçeve me qëllim për të përfituar rimbursime, ka sjellë edhe një herë në qendër të vëmendjes kompaninë “CFO Pharma” në pronësi të Nadir Çaushollit. Një ditë më parë Gjykata e Tiranës dha urdhër për ushtrimin e kontrolleve në ambientet e dy kompanive farmaceutike, “Medyx Albania” dhe “Pharma Plus”, në lidhje me skemën e mashtrimit. Në qendër të hetimit janë veçanërisht dy medikamente që përdoren për sëmundjen e astmës, të quajtur respektivisht Foster dhe Trimbow. Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës, të prodhuara nga kompania italiane Chiesi Farmaceutici. Në tregun shqiptar u raportua se ka sasi më të madhe ilaçesh Foster dhe Trimbow, sesa sjell vetë kompania. Por hetimi ka nisur pas një...