Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë
Aksident me pasojë vdekje në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Pasagjeri i linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë ka vdekur në vend pas një aksidenti që shkaktoi një oficer i Policisë së Shtetit. Viktima Kostulla Harito, 71 vjeçe, sapo ka dalë nga autobusi është përplasur nga automjeti i drejtuar nga oficeri i policisë, shkruan A2. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP, ku kanë bërë shoqërimin në ambientet e policisë kolegun e tyre. Policia Rrugore po punon në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit me pasojë.