Florian Haçkaj: Jam gati të kandidoj për PD në Tiranë! Kam vetëbesim se Rama mposhtet

Florian Haçkaj: Jam gati të kandidoj për PD në Tiranë! Kam vetëbesim se Rama mposhtet

Florian Haçkaj, një nga 3 emrat për Bashkinë e Tiranës të propozuar nga opozita, në një lidhje direkte me studion e “Ditarin” e pasdites nga Pandi Gjata, në A2CNN, tregoi se ndihet i vlerësuar nga propozimi dhe se është gjithmonë i gatshëm për të mirën e vendit. “Ende nuk ka asgjë zyrtare nga Partia Demokratike. Jam i nderuar dhe ndihem i vlerësuar nga propozimi. Unë piketat e mia për Tiranën i kam pasur në kokë gjithmonë, nuk ka lidhje me propozimin që kam marrë tani. Ndoshta pikërisht nga kjo, sepse unë kam qenë njeri që jam ngritur gjithmonë kundër padrejtësive në Tiranë”, tha Haçkaj. “Gatishmërinë e kam, gjithashtu edhe vetëbesimin që Edi Rama mundet. Emri im është propozuar edhe nga aleatët, edhe nga PD-ja direkt....