Ferma përrallore në Belgjikë

Ferma përrallore në Belgjikë

Me pemët ndër më uniket dhe të veçantat për nga forma Në veri të Belgjikës, në fermën Solitair, pemët nuk rriten vetëm për hije apo gjelbërim, por si skulptura të gjalla. Format e pemëve dhe pastërtia e fermës të krijojnë imagjinatën e një kopshti përrallor. “Ne kemi dashur të krijojmë forma unike. Shumë prej këtyre pemëve kanë mbi 40 vjet, por vetëm dhjetë vitet e fundit filluam t’i krasisim ndryshe, duke ndjekur imagjinatën dhe intuitën”, tha Chloe Cools, pronarja e fermës. Për disa duken si karamele me shkop apo si vela anijesh. Çdo vizitor i interpreton sipas imagjinatës. “Disa njerëz thonë, ‘Oh po, për mua ato janë pika shiu që bien’, ndërsa të tjerë thonë, ‘Oh, këto janë velat e një anijeje që shoh duke...