“Nesër mblidhet Kryesia e PD-së”, Këlliçi: Brenda pak orëve do kemi dhe emrin për Tiranën

“Nesër mblidhet Kryesia e PD-së”, Këlliçi: Brenda pak orëve do kemi dhe emrin për Tiranën

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ishte pasditen e sotme në studion e News24, teksa foli për zgjedhjet e pjesshme të bashkisë Tiranë më 9 nëntor. Këlliçi theksoi se edhe pse dekreti i Begajt për Tiranën ishte jokushtetues, PD është e detyruar të marrë pjesë pasi ajo luftoi për shkarkimin e Veliajt muaj me radhë. Sakaq, bëri me dije se nesër pritet mbledhje e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku pritet që të njihen emrat e mundshëm për të zgjedhur kandidatin e opozitës. Këlliçi bën me dije se brenda pak orësh pas mbledhjes së Kryesisë, PD dhe opozita do zyrtarizojnë emrin e kandidatit që do garojë përballë Ogerta Manastirliut më 9 nëntor. Belind Këlliçi: Represioni i kryeministrit ndaj tij është i jashtëzakonshëm. Nuk e them me keqardhje....