Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, ish-kryetarja e KLGJ kërkon pezullimin e procedurës për anëtarin e ri të GJK

Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, ish-kryetarja e KLGJ kërkon pezullimin e procedurës për anëtarin e ri të GJK

Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me një kërkesë për të pezulluar vendimin e Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë, lidhur me procedurat për plotësimin e një vakance në Gjykatën Kushtetuese. Në kërkesën e saj, Llagami i referohet vendimit nr. 2, datë 30 shtator 2025, të Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, duke kërkuar që ai të pezullohet deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Llagami kërkon që të pezullohet zbatimi i vendimit si dhe procedurat deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Administrative. Çështja tashmë i kalon për shqyrtim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila do të vendosë nëse do të pranojë pezullimin Më herët, kandidatja për...