U akuzua për shpifje para zgjedhjeve të 11 majit, GJKKO merr vendimin për Flamur Nokën

U akuzua për shpifje para zgjedhjeve të 11 majit, GJKKO merr vendimin për Flamur Nokën

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pushuar çështjen ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, i cili ishte denoncuar për shpifje para zgjedhjeve të 11 majit. GJKKO njofton se ka pushuar çështjen ndaj Nokës, i cili ishte paditur nga polici i burgut, Gjergji Vishkulli, i cili e akuzonte deputetin e PD-së për shpifje në lidhje me denoncimin që Noka bëri më 8 maj se një grup policësh të Burgut të Peqinit ishin përfshirë në fushatë elektorale për shtabin e kandidates aktualisht deputete e PS, Sara Mile. Njoftimi i GJKKO: I dëmtuari akuzues Gjergji Vishkulli ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ 1. Deklarimin fajtor të të akuzuarëve Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k”, të paditur...