U gjet i varur në një tabelë në Belgjikë/ Familja Halilaj në Kukës hap dyert e mortit për 29-vjeçarin

U gjet i varur në një tabelë në Belgjikë/ Familja Halilaj në Kukës hap dyert e mortit për 29-vjeçarin

Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit hapi dyert e mortit për djalin e tyre, Bekim Halilaj. Pasditen e së premtes, 29-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit në vendlindje, ku u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit. Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra banorë të zonës, bashkëmoshatarë, të afërm dhe qytetarë nga Kukësi, të tronditur nga lajmi i rëndë që mbërriti nga Belgjika. Bekim Halilaj u gjet i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Ai u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, dhe autoritetet belge kanë nisur hetimet, duke shqyrtuar të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së elementëve të krimit të organizuar. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se në ngjarje mund të jenë...