Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama përfundon takimin me strukturat e PS, u ndan ‘porositë’ për zgjedhjet në Tiranë
Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Kryeministri Edi Rama ka përfunduar mbeldhjen me strukturat e PS Tiranë në kuadër të zgjedhjeve të 9 Nëntorit. Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 nëntor në zgjedhje, nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime. Kjo mbledhje vjen pas një mesazhi të dërguar të enjten pranë anëtarëve të PS Tiranë. Në takim morën pjesë dhe ministrat dhe ish-deputetët e Tiranës. Rama e ka shpallur Ogerta Manastirliun kandidaten për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme, e cila së fundmi mbajti postin e drejtuese politike të Tiranës dhe ish-Ministre e Arsimit.Më parë Manastirliu ka mbuluar dhe Ministren e Shëndetësisë.