Batuta e Ramës me Macron, reagon Shtëpia e Bardhë: Trump ka bërë më shumë për stabilitetin, sesa çdo lider tjetër

Batuta e Ramës me Macron, reagon Shtëpia e Bardhë: Trump ka bërë më shumë për stabilitetin, sesa çdo lider tjetër

Shtëpia e Bardhe ka reaguar ekskluzivisht për Top News pas batutës së kryeministrit Rama për presidentin Donald Trump, një shaka e bërë në praninë e presidentit të Francës, Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev. Pyetur nga gazetari i Top News Xhoi Malësia nëse komentet e Rames janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, Nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhe, Anna Kelly, dha përgjigje krejtësisht diplomatike. “Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!” Batuta e Ramës në prani të dy lidereve të tjerë u përshkruan si ‘tallëse’ nga disa prej mediumeve më prestigjioze të botes, por ishte vetë Kryeministri i cili përgënjeshtroi duke thënë se një moment gazmor është tjetërsuar me qëllime dashakeqe....