Nis Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, interpretojnë trupa nga vende të ndryshme

Nis Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, interpretojnë trupa nga vende të ndryshme

Elbasani është kthyer sërish në kryeqendrën e artit skenik. Për të 27-in vit radhazi, Teatri “Skampa” hapi dyert për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit, një traditë tashmë e konsoliduar që mbledh trupa vendase e të huaja. Nën moton “Zgjerim”, ky festival sjell një program të pasur me shfaqje dhe vizione artistike , duke mirëpritur trupa nga Turqia, Greqia, Kosova, Lituania, Serbia dhe Shqipëria. “Ky festival është kthyer në një pikëtakim kulturor, ku bashkohen eksperienca e energji të ndryshme artistike. Është kënaqësi që çdo vit sjellim më pranë publikut teatrin ndërkombëtar”, tha Adonis Filipi, regjisori i festivalit. Në pesë ditë, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë 11 shfaqje në skenën e Teatrit “Skampa” në Elbasan, por edhe në Tiranë. Pjesë e këtij edicioni është dhe aktorja...