Balluku jep njoftimin e rëndësishëm: Faturat e energjisë do të paguhen edhe me kartë pranë pikave të shërbimit të OSHEE

Balluku jep njoftimin e rëndësishëm: Faturat e energjisë do të paguhen edhe me kartë pranë pikave të shërbimit të OSHEE

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar këtë të premte, 3 tetor, përmes një postimi në rrjetet sociale një tjetër hap përpara në drejtim të modernizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Kështu, sipas Ballukut tashmë qytetarët mund të kryejnë pagesën e faturave të energjisë elektrike edhe me kartë bankare, në çdo sportel të OSHEE në Tiranë. Ministrja shprehet se ky shërbim i ri është pjesë e përpjekjeve të OSHEE Group për të lehtësuar aksesin dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike, duke ofruar më shumë komoditet për qytetarët. “Një hap përpara, në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve! Tashmë faturat e energjisë mund të paguhen edhe me kartë bankare në çdo pikë shërbimi të OSHEE-së. Më shpejt, më thjesht dhe mbi të...