Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Derbi Tirana-Partizani, policia njofton masat e marra! Tifozët pa ID nuk do të lejohen në stadium
Sot në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë zhvillohet derbi i shumëpritur mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e gjashtë të Superligës shqiptare. Ky takim, i njohur për rivalitetin e fortë dhe atmosferën elektrizuese, ka sjellë mobilizim të plotë të forcave të rendit, të cilat kanë publikuar një plan të detajuar masash për garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes. Policia e Tiranës ka njoftuar se nga ora 17:00 do të bllokohen disa segmente rrugore në zonën përreth stadiumit, përfshirë Sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Lekë Dukagjini”, rrugën “Dervish Hima” dhe të gjitha rrugët që lidhen me hyrjet e stadiumit. Për të shmangur përplasjet mes tifozerive, janë përcaktuar itinerare të veçanta për lëvizjen e tyre. Tifozët e Tiranës do të nisen...