VIDEO/ Derbi i kryeqytetit, tifozët bardheblu elektrizojnë rrugët e Tiranës, marshojnë drejt stadiumit

VIDEO/ Derbi i kryeqytetit, tifozët bardheblu elektrizojnë rrugët e Tiranës, marshojnë drejt stadiumit

Partizani dhe Tirana do të sfidojnë njëra-tjetrën në derbin e kryeqytetit, në orën 19.00, në stadiumin “Air Albania”. Edhe pse jemi larg disa orë nga fillimi i takimit, tifozët e bardhebluve kanë vërshuar rrugëve të kryeqytetit. Duke kënduar dhe gati për të mbështetur Tiranën, lojtari i 12-të është nisur në drejtim të stadiumit. Aktualisht Tirana renditet në vendin e fundit të klasifikimit.