Ndeshja sot mes Tiranës dhe Partizanit, policia njofton planin e masave të sigurisë, akset që bllokohen në kryeqytet

Ndeshja sot mes Tiranës dhe Partizanit, policia njofton planin e masave të sigurisë, akset që bllokohen në kryeqytet

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”. Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” rruga “Xhorxh Bush”, rruga e “Elbasanit”, aAmbasada e SHBA-së, kthim në rrugën “Dervish Hima”, kthim në rrugën “Sheh Ahmet Pazari” dhe t’i drejtohen tribunës “S” të stadiumit;– Lëvizja...