Plagosja e nxënësve, kush e hapi portën e shkollës gjatë pushimit?

Plagosja e nxënësve, kush e hapi portën e shkollës gjatë pushimit?

Pushimi i gjatë në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz duhej të ishte një moment shkëputje nga orët e para mësimore për nxënësit të cilët teksa qëndrojnë brenda oborrit, por në shkelje të rregullave, porta e shkollës që duhet të qëndrojë e mbyllur deri në përfundim të gjithë procesit mësimor, është hapur dhe 5 gjimnazistë të mitur 16-vjeçarë dolën jashtë oborrit. Pasi janë përleshur me grushte, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën. Plagë nga kjo armë e ftohtë, morën 3 të mitur të cilët përfunduan në spital, njëri më rëndë, ndërsa tjetri pas trajtimit nga bluzat e bardha, u dërgua në banesë. Thika që një prej 16-vjeçarëve plagosi të miturit e tjerë, ende nuk është gjetur nga policia. Ajo që pritet të zbulohet nga hetuesit, është...