Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet nga kolegët

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet nga kolegët

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv policie, i cili akuzohet se shiste drogë në ambientet e Bllokut të Sigurisë, ku edhe ushtronte detyrën, raporton A2 CNN. Në pranga ka rënë efektivi me iniciale M.L., me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”. “Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga të dhënat konfidenciale që dispononte Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, ky punonjës do të kryente një takim për blerjen e disa dozave të lëndës narkotike e dyshuar kokainë, me qëllim shitjen më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën. Gjatë kontrollit fizik ju gjet një dozë...