“Je i fortë ti?!” – Goditja e të miturit me thikë pse i pa shtrembër, dy në pranga

“Je i fortë ti?!” – Goditja e të miturit me thikë pse i pa shtrembër, dy në pranga

“Pse më sheh shtrembër dhe pse bën si i fortë?” Ky ka qenë shkaku i konfliktit mes 5 të miturve dje në Kamëz, që çoi në plagosjen me thikë të dy prej tyre. Policia e Tiranës ka arrestuar dy të mitur të identifikuar si autorët e plagosjes së bashkëmoshatarëve të tyre 16-vjeçarë. Sherri, që përfshiu pesë të mitur, nisi me grushte dhe më pas u përdor një mjet prerës thikë, duke plagosur dy prej tyre. Një prej të plagosurve mbetet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve, ndërsa i mituri tjetër ka lënë spitalin. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ka marrë dëshmi nga të pranishmit në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e thikës së përdorur. Në dëshmi të...