Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandali me ilaçin për kancerin, KLSH: Qindra pacientë pa ilaçin jetik, 4000 flakonë zhduken pa gjurmë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar mungesa të rënda të medikamentit Daratumumab 400 mg, një nga barnat më të rëndësishme për trajtimin e pacientëve me kancer gjaku. Sipas raportit të auditimit, pavarësisht planifikimeve dhe kontratave, pacientët kanë mbetur pa trajtim për periudha të gjata, duke cënuar drejtpërdrejt shëndetin dhe jetën e tyre. Gjendja në farmaci: zero njësi Në raport thuhet se më 13 mars 2025, “gjendja e barit në Inventar në sistemin SISP (Pentaho) paraqitet: zero njësi në Farmacinë Qendrore; dy njësi në Farmacinë e Sektorit Kapa”. E njëjta situatë u konstatua edhe më 28 mars. Kontratat dhe planifikimiQSUT kishte planifikuar Daratumumabin në sasinë 400 flakonë për periudhën 2024–2026. Në korrik 2024 u lidh një Marrëveshje Kuadër, ku përfshihej edhe ky bar, me kontrata...