Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
KFOR me drejtues të ri në Kosovë, komandën e rimerr një gjeneral-major turk: Siguri për të gjithë
Ozkan Ulutash, gjeneralmajori i Ushtrisë Turke ka marrë sërish komandën e KFOR-it, pas përfundimit të mandatit të komandantit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani. Gjatë ceremonisë në Prishtinë gjeneralmajori Ulutash shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin për përmbushjen e misionit paqeruajtës të KFOR jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin. “Do ta bëjmë këtë përmes aktiviteteve të ndryshme në terren, por edhe përmes mbështetjes tonë të fuqishme për dialogun për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, që është rruga drejt stabilitetit”, tha Ulutash. Ulutash falënderoi paraardhësin e tij për punën dhe tha se është i gatshëm që të punojë drejt konsolidimit të mëtejshëm me autoritetet e Kosovës. “KFOR është i gatshëm të trajtojë çdo zhvillim të sigurisë. Prioritet mbetet që të përmbushet misioni për të...