Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj
Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurimit personal arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22-vjeçarit Renis Dobra, në Burrel. Bëhet me dije se të akuzuarit e tjerë Petrit hoxha dhe Fatjon Bushgjokaj, nuk u paraqitën para gjykatës dhe verifikimi i masës së tyre është lënë në një tjetër ditë. Në seancën me dyer të mbyllura, avokatët e dy vëllezërve, u shprehën se kanë kalua afatet e mbajtjes në burg, pasi nga shpallja e moskopetencës së gjykatës së Dibrës dhe kalimit të çështjes në SPAK, dosja u dërgua me vonesë para gjyqtarëve të masave. Sakaq, kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh, e ndërsa nga ana tjetër dy vëllezërit kanë mohuar akuzat. Sipas...