Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bien ndjeshëm temperaturat, aksi Librazhd–Peshkopi i kalueshëm vetëm me zinxhirë ose goma dimërore. Disa fshatra pa energji elektrike
Reshje dëbore dhe temperatura nën zero janë shënuar gjatë natës së mëngjesit të së premtes (3 tetor) në Steblevë të Librazhdit. Trashësia e borës në këtë zonë ka kaluar 10 centimetra, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në -2°C. Sipas Emergjencave Civile pranë kësaj Bashkie, për shkak të ngricave, aksi nacional Librazhd–Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë ose goma dimërore. Ndërkohë, disa fshatra të Njësisë Administrative Steblevë ndodhen pa energji elektrike, pasi linjat e transmetimit janë dëmtuar nga moti i keq. Në Qarkun e Kukësit, moti ka qenë i vrenjtur, me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar dhe erëra e për pasojë ka pasur dhe rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente rrugësh. Megjithatë, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme...