Qeveria spanjolle bën propozimin: Aborti të bëhet e drejtë kushtetuese

Qeveria spanjolle bën propozimin: Aborti të bëhet e drejtë kushtetuese

Qeveria e majtë e Spanjës ka propozuar që aborti të përfshihet si e drejtë kushtetuese, pasi këshilli bashkiak i Madridit informoi gratë lidhur me të ashtuquajturën “sindromë post-abort”. Ky zhvillim kundërthënës ndodhi të martën, kur këshilli bashkiak i Madridit, i kontrolluar nga Partia konservatore Popullore (PP), miratoi një propozim të ekstremit të djathtë që kërkon nga institucionet shëndetësore të informojnë gratë që kërkojnë të bëjnë abort për këtë sindromë të pretenduar. Propozimi pretendon se kjo sindromë mund të çojë në përdorimin e alkoolit dhe drogave, mendime për vetëvrasje dhe rritje të rrezikut për shfaqjen e kancerit. Në propozim thuhet se informacionet mbi këtë sindromë të pretenduar po “fshihen me qëllim”, duke argumentuar se aborti është “biznes i madh” që po promovohet nga ideologjia feministe. PP-ja...